Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani përmes një publimi në Instagram ka zbuluar mënyrën sesi ka vendosur ta bëjë të lumtur babain e saj. Bora Zemani ka vendosur të bëj tatuazh në trup gradën e kolonelit, gradë që babai e saj e ka mbajtur në supe 30 vite resht.

Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram momentin e veçantë kur i tregoi të atit surprizën e bukur, e cila do të mbetet përjetë në lëkurën e saj.

“Surpriza ime per babin 🙈! Grada e Kolonelit! 👨🏻‍✈️ (grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete ☺️. Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua! Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur! ❤️ .

Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak 😂. Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen 😜😂”– shkruan Bora krahas fotove me të atin.

 

Lidhja e veçantë e vajzave me babain është e njohur dhe mesa duket e veçantë qenka edhe lidhja e moderatores me babain e saj. Tatuashi në trup tregon që moderatorja ka gjetur një mënyrë të bukur për ta kujtuar përjetë babaine saj.