Me dy golat që shënoi në fitoren 3-2 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superformë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin A kualfikues ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.

Me dy penalltitë e kthyera në gol përballë Kasimpasa Muriqi jo vetëm që ndihmoi Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk, me kosovarin që ka bërë startin më të mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët e para të kampionatit.

Këpuca e Artë është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe.

Aktualisht lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Neëcastle Papis Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.