Përfundoi pasditen e sotme aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit, që pengonin projektin e Unazës së Re prej 2 vitesh.

Aksioni ka filluar herët në mëngjes me shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, IKMT njofton se u shembën 15 objekte 1-katëshe, 11 objekte 2-katëshe, 6 objekte 3-katëshe dhe një objekt 4-katësh.

Menjëherë pas shembjeve ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre ndërtesave. Aksioni u shoqërua me përplasje me banorëve dhe policisë, prej të cilës u plagosën 7 banorë dhe 5 efektivë. Uniformat blu kanë shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj tyre.