Një autobus me udhëtarë i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit.

Ende nuk dihet shkaku që ka sjellë përfshirjen nga flakët të autobusit, por shoferi e ka pikasur duke hapur krahun, ndërsa pasagjerët kanë dalë me shpejtësi jashtë në panik.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të autobusit në flakë, ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ka shkaktuar trafik për disa minuta, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë që ka sjellë më pas zjarrin dhe djegien e plotë të autobusit.