Një delegacion shqiptar i përbërë nga zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKUM Alqi Bllako, vizituan Budapestin për të zhvilluar një takim me me Drejtorin e Përgjithshëm të Budapest WaterWork , shoqëri UK lider në Evropë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Ëater Cluster , 2 institucione parësore në sektorin e ujit në Hungari.

Temë e diskutimit ishte asistimi i mëtejshëm i palës hungareze që bashkë me vizionin e qeverisë shqiptare për garantimin e ujit të pijshëm me standard europiane dhe një shërbim sa më efikas për qytetarët shqiptarë.