Florentino Perez ka vendosur të hidhet në sulm. Sipas “Don Balon”, presidenti i Real Madrid ka nisur negociatat për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Zgjedhja e tij është ylli i Bayern Munich, David Alaba, i cili ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar te madrilenët, gjithmonë sipas portalit spanjoll.

Florentino e shikon 26-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Marcelo-s, por Alaba mund të luajë edhe si qendërmbrojtës ose mesfushor. “Los Blancos” kanë bërë gati 60 milionë euro për të siguruar austriakun. Nga ana tjetër, Bayern nuk i ka mohuar këto zëra, por duket se 60 milionë nuk do të mjaftojnë dhe kërkesa e bavarezëve mund të arrijë deri në 80 milionë euro. Nëse “Los Blancos” paguan këtë shifër, Alaba do të luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.