Ashtu si çdo Krishtlindje, edhe këtë vit ka pasur urime të panumërta nga ana e politikanëve.

Por urimet më të çuditshmet vijnë nga Partia Demokratike. Këshilltari i Lulzim Bashës për mediat, Edi Lesi, thotë se Jezusi ishte emigrant, ilegal dhe pa letra.

Statusin e tij e ka kopjuar edhe deputetja Fatbardha Kadiu, e cila është edhe më qesharake në urimin e saj. Ndoshta do të bënin mirë që në raste të tilla, thjesht të heshtnin.