Nga Enver Robelli/

1. Fakti qe nuk u perdoren karrige e grushte nuk eshte ndonje e arritur e madhe

2. E udhes do te ishte qe te kishte disa kandidate per kryetar te partise

3. E udhes do te ishte qe keta kandidate te prezantonin programet e tyre se paku ne qendrat e medha te Kosoves
4. Isa Mustafa u zgjodh serish kryetar edhe per shkak se aktualisht pretendentet per kreun e partise – me perjashtim te Vjosa Osmanit – ose perfliten si te korruptuar ose sherbetore te PDK-se.

5. Megjithate, te gjithe ata qe kane pasur ambicie per kryetar, eshte dashur te kandidojne. Nga frika se do deshtojne keq, secili preferoi kompromiset ne prapaskene. Ne skene sot u pa nje imitim i zgjedhjes se kryetarit. Me aklamacion nuk zgjidhen me as kryetaret e klases ne shkollat fillore

6. Nuk eshte faji i Isa Mustafes qe nje pjese e anetareve te kryesise se LDK-se e kane humbur kredibilitetin fale kumbarive politike e private me kasten e korruptuar qe e ka plaçkitur Kosoven ne dy dekadat e fundit

7. Isa Mustafa ka mekatet e tij te medha politike per shkak te koalicioneve joparimore me PDK-ne. Testi i radhes e pret Mustafen pas zgjedhjeve parlamentare: a do te beje koalicion me PDK-ne dhe a do te marre nje buqete me lule nga Hashim Thaci apo Kadri Veseli deputetja e kotesise, Teuta Rugova?

8. Favorizimi i serishem i asaj qe quhet „familja Rugova“ eshte qesharak, absurd e kontraproduktiv. Uke Rugova eshte nje i akuzuar per vepra penale, sherbetor i nentokes politike dhe keto te zeza nuk mund t‘i mbuloje me te qenmit djale biologjik i Ibrahim Rugoves

9. Jo pak funksionare te LDK-se po krenohen se kuvendi i sotem eci ne „frymen rugoviane“. Ndoshta ata kane harruar se edhe nen Ibrahim Rugoven vendimet i ka marre patriarku, pa debat, madje shpesh duke injoruar e larguar nga forumet me te larta edhe figura si Fehmi Agani

10. Çfare ra ne sy sot ishin disa „gazetare“ qe lajmet per LDK-ne i formulojne sipas interesave te PDK-se. Kjo nuk eshte gazetari, eshte llafazani per te shpetuar PDK-ne nga fundosja

11. Ne javet ne vijim do te shihet se me çfare oferte i afrohet elektoratit kjo parti. Gjermania dhe SHBA serish kane kerkuar heqjen e takses. Kjo do te jete kryetema pas zgjedhjeve parlamentare nese krijohet nje qeveri e re e drejtuar nga LDK

12. Dita e sotme, megjithate, tregoi se LDK arrin te menaxhoje disi çarjet e medha, te cilat nisen kur u perleshen egot e F. Sejdiut dhe N. Dacit. Me te drejte ata nuk e kane vendin me ne LDK.