Nga Ilir Metaj

Degjohen klithma korbash e sorrash te irrituar nga fotot e heronjve partizane ne Bulevard. Mbi te gjitha, i tmerron idea qe i shohin femijet, te rinjte… Dhe nuk duan qe ata te frymezohen nga “malet me blerim mbuluar”.

I pataks mendimi qe ata mund të mekohen e rriten me çdo pikëz të qumështit të historisë, me çdo pikëz të legjendave të Mujit e Halilit, me çdo pikëz të Kalasë së Rozafës dhe, patjetër, me çdo pikëz nga uji i Nënë Pashakos.

Dhe kur korbat e sorrat dalin e “këndojnë” se këta heronj nuk kanë qenë kurrë heronj, ne duhet t’ua mbyllim femijëve veshët me dyll si Uliksi, që mos ta dëgjojnë atë këngë tinëzare “sirenash gjakprishur”, por ta besojnë me gjithë fuqinë e zemrave se janë pasardhës heronjsh! A ndihem une komunist, duke menduar kesisoj?! Absolutisht jo! Ndihem partizan dhe kuptoj që nuk vij nga hiç-i! Ata rane për atdhe!

Për atdhe! E kuptoni diferencen ju korba e sorra? Nuk gjykohet ai qe nuk kurseu jetën për atdheun, ashtu si ai e njihte dhe sinqerisht e dashuronte. Për atdheun, sido që ia përdorën gjakun rufjanët. Sepse ata nuk e dhanë jetën për Enver Hoxhën, Hitlerin, apo ndonjë rufjan tjetër.

Ata i vunë nën këmbë atdheut atë që patën dhe ashtu si e ditën më të mirën: jetën e tyre të ngjizur nëpër kasolle, jo nëpër vila Champagne! U vrasin syte dhe u tmerrojne mendjen fotot e tyre ne Bulevard? Beni dicka me vlere: Ngordhni!