Eliona Pitarka është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg mediave.

Mirëpo sot ajo nuk ka rezistuar dot pa përshëndetur live të dashurin e saj.

Teksa ka përfunduar kërcimin në “Dance With Me” ajo ka treguar se i dashuri i saj është në skenë dhe e ka përshëndetur pa u menduar dy herë.

“Meqë Tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ja dedikoj atë njeriut tim të zemrës. Hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty”, u shpreh Eliona.

E pyetur nga Alketa nëse i dashuri i saj është personazh publik, ajo u shpreh se publiku nuk e njeh.