Kina paralajmëroi sot se nuk do të stepej përballë kërcënimit për luftë tregtare me Uashingtonin, ndërkohë që të drejtat doganore ndëshkuese pritet të hyjnë në fuqi të premten në SHBA për shumë produkte kineze.

“Kina nuk do të stepet përballë kërcënimit, as shantazhit”, garantoi para medias zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng.

“SHBA-ja është në origjinë të kësaj lufte tregtare, ne nuk e dëshirojmë, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të luftojmë në emër të interesave të vendit dhe të popullit”, shtoi Gao, ndërkohë që administrata amerikane pritet të imponojnë brenda 24 orëve tarifa doganore penguese për produkte kineze me vlerë 34 miliardë dollarë importe vjetore.

Gao përsëriti se Pekini, si reagim, do të imponojë tarifa doganore të të njëjtës vlerë ndaj produkteve të importuara nga SHBA-ja drejt Kinës.

“Por, qeveria kineze do të presë masat amerikane dhe nuk do t’u paraprijë atyre”, theksoi ai.