Futbollisti me përvojë spanjoll mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian Pedro Rodriguez po e shikon mundësinë e largimit nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Dorsal”, përcjell Gazeta Express. Futbollisti spanjoll flitet se mund ta vazhdojë karrierën jashtë kontinentit evropian. Interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur klubet nga Kina.

Por, gjiganti turk Fenerbahçe është i interesuar po ashtu për sulmuesin e rrezikshëm. Ish-futbollisti i Barcelonës i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Premierligë me Chelsean këtë sezon pasi trajneri Frank Lampard ka preferenca të tjera.