Pak minuta para nisjes së protestës, Partia Demokratike ka publikuar shifrat e qytetarëve që kanë ardhur nga rrethet për të tentuar rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë.

Njësoj si që nga 16 shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë

Qarku Kukës – 4100 qytetarë

Qarku Shkodër – 9600 qytetarë

Qarku Dibër – 3550 qytetarë

Qarku Lezhë – 7400 qytetarë

Qarku Korçë – 4600 qytetarë

Qarku Berat – 3050 qytetarë

Qarku Fier – 5800 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë

Qarku Elbasan – 8200 qytetarë

Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.