Ervin Salianji bëri një debat të fortë me deputein e Partisë Socialiste, Qefalia në Open në Top Channel.

Salianji në “gjurmët” e qytetarit dixhital të Sali Berishës dhe kryedemokratit Basha ka thënë të njëjtat gjëra duke u shprehur në Open fillimisht se nuk ka vend për analogji sepse Rama ka bërë deklarata para atentatit ndërsa Basha pas atentatit.

Rama dhe Braçe i bënë gjyqin gjyqit. Ata folën pëpara atentatit- tha Salianji.

Ndërhyri pastaj edhe deputeti Qefalia ku tha: Ju nuk jeni në parlament dhe ndoshta Salianjin e ka marrë malli për të folur në Parlament.

Ju thatë se keni informacione. Si ka mundësi që ju keni informacione? Duhet të ketë info vetëm Prokuroria dhe grupi hetimor- vazhdoi Salianji.

Ju jeni në rrugë dhe nuk ishit në parlamet për të dhënë alternativën që ju keni. PD-ja ka marrë dhenë, nuk ndëshkuar askënd kur ju ishit në qeveri- iu kundërpërgjigj Qefalia.

Ju kontrolli çdo gjë. Lëvizni me makinë të mira. Kontrolloni administratën. Del zv-kryeministri ky I vogli dhe I bën gjyq, gjyqit- ndërhyri përsëri Salianji.