PD i ka bërë thirrje presidentit Meta që të mos dekretojë ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.

Ish kreu i kësaj partie, Tritan shehu ka bërë i ka bërë thirrje Metës që të mos i dekretojë ato pasi ky vperim do ishte tërësisht me bazë, sidomos në rastin e ministrit të Jashtëm.

Prononcimi i Tritan Shehut:
Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.

Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…

Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje “nacionalizem” grotesk.

Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.

E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.

Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire. (Lexo.al)