Një lajm i shpërndarë rreth orës 22:30, fillimisht  nga media e opozitës Syri.net e më pas në disa portale ku paralajmërohej tërmet i fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te qytetarët. Lajmi, i cili nuk bazohej askund, parashikonte një tërmet të fuqishëm rreth orës 23:30 të 22 shtatorit.

Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën shtëpitë dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë. Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.