Gabriel Barbola po kalon një formë shumë të mirë në Brazil te Flamengo ku është i huazuar nga Interi, por të njëjtën formë po kalon edhe jashtë fushave të lojës.

Prej kohësh sulmuesi i kombëtares braziliane ishte në një lidhje me motrën e Neymarit, Rafaella Santos, prej të cilës ishte ndarë disa javë më parë.Historia mes tyre ka pasur disa ulje-ngritje, teksa duket se ata janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin.

Diçka të tillë e tregon vetë Gabriel Barbola, i cili i komenton Rafaellës në një foto në “Instagram” me një fytyrë me sy të dashuruar.

Pikërisht kjo tregon se ata të dy janë rikthyer përsëri dhe kanë nisur një romancë tjetër.