Presidenti i vendit Ilir Meta, është përballur me kritika të shumta, pasi hodhi një foto me nobelisten Aung San Suu Kyi.

Postimi i kreut të shtetit, ku e vlerësonte atë si një shembull frymëzimi për demokraci në të gjithë botën, u prit mjaft keq nga komentuesit. Shumë e kanë quajtur një turp këtë veprim të presidentit, për shkak të së shkuarës së nobelistes.

Aung San Suu Kyi, është akuzuar për krime, gjenocid, masakra, ndaj myslimanëve atje, pikërisht si në Bosnjë e Hercegovinë a në Kosovë nga ushtria serbe.

Pas një sërë kritikave, sot presidenti ka vendosur ta fshijë postimin.