Një postim i moderatores Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme është interpretuar si një mesazh i saj ndaj Kejvina Kthellës. Kjo e fundit u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku u mor në pyetje në lidhje me Redian Rrajën, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” “, shkruante Einxhel dje. Duke qenë se ajo ka pasur një përplasje fizike me Kejvinën pak javë më parë, mediat e interpretuan si një mesazh për të!

Sot Einxhel Shkira është penduar për postimin dhe pasi e ka fshirë, ka shpërthyer në një postim në Instagram, ku refuzon ta ketë pasur me Kejvinën atë postim. Ajo kërkon të mos i përmendet më emri i saj në këto artikuj që janë shpikje sipas moderatores.