Aktorja turke Meltem Miraloglu muajin e kaluar u martua me një amerikan 80-vjeçar. Lajmi u bë i ditur nga mediat turke dhe u raportua se bashkëshorti i aktores 32-vjeçare është shumë i pasur. Vetëm një muaj pas lajmit të martesës, mediat turke shkruajtën sërish për Meltemin, por këtë herë u tha se aktorja po divorcohet nga bashkëshorti amerikan.

“Dua të shpëtoj”, ishin fjalët që kishtë thënë aktorja. Mirëpo Meltem i ka hedhur poshtë lajmet duke publikuar një video me bashkëshortin teksa janë duke udhëtuar me makinë. “A më do?”, e pyet ajo. “Absolutisht”, ia kthen ai. “Vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time është që erdha në Amerikë. E dua Amerikën dhe amerikanët. Dashuri dhe respekt”, u shpreh aktorja./Xing.al