Aktorja e njohur turke, Alina Boz duket se pas sukseseve në karrierë, ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën personale. Mediat turke shkruajnë se pavarësisht moshës së re, ajo është duke menduar të martohet me partnerin e saj 37-vjeçar.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi ata kanë treguar se sapo të kenë një datë zyrtare do e bëjnë publike dhe dasma nuk do të jetë e fshehtë. Alina prej disa kohësh është në një lidhje me aktorin Mithat Can Ozer dhe ata janë diskutuar shumë për shkak të diferencës në moshë.

Ata kanë 17 vite diferencë, por kjo nuk i ka penguar të kenë një marrëdhënie të mirë.