Valentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të frikshëm të ndodhur një ditë më parë në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë flet për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Nga shtrati i spitalit në Fier ajo thotë se mban mend gjithçka ndodhi, duke shtuar se ishte një mjet tip ‘Benz’ ai që i erdhi përballë mjetit ‘Audi’ ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit, njëherësh nusja e djalit të Astrit Trokës, shoferit të mjetit.

“Ne po shkonim për në Levan me mjetin tip ‘Audi’. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne përfunduam anëz kanalit të rrugës së bashku me Benz-in. Thonë që ne kemi përplasur Benz-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo për Shqiptarja.com dhe Report Tv.