Rezarta Shkurta është bërë pjesë e një kamere të fshehtë të organizuar nga emisioni “Thumb On”, ku situata është krijuar e tillë që Rezarta të mendojë se bashkëshorti është kapur mat me një femër dhe gazetari do t’i publikojë fotot. Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar videon e emisionit, ku shfaqet në një situatë mjaft të vështirë.

Ajo dëgjohet teksa merr bashkëshortin në telefon për t’i kërkuar llogari: “Për sa mund të vish se dua të flasim çik. Hajde se po të pres” “Ku ishe pardje ti? Ishe me Landin apo me Landën”.

Të kishin bërë foto. Ermal Hoxha s’je në rregull më duket. Të ka fluturuar tepeleku. Pra ti po shqetësohesh që të ruaj unë imazhin ***”, dëgjohet të thotë Rezarta me tone të larta.

Pasi ka mësuar se është një kamer e fshehtë, Rezarta ka vendosur t’i thotë dy fjalë për moderatoret e emisionit dhe vetë Ermal Hoxhën! “Eh ç’ma more kalanë nga brenda more Ermal Hoxha! Ta mbash mend”- i drejtohet ajo bashkëshortit, ndërsa ai nuk ka vonuar t’i komentojë duke i thënë fjalët e ëmbla: “I’m a lucky man (Jam një burrë me fat)”.

“Të dua çdo sekond edhe më shumë”- ia ka kthyer këngëtarja bashkëshortit të saj.