Përmbysja e Juventusit ndaj Atleticos dhe paraqitja e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos ka habitur Leo Messin.

CR7 shënoi tripletën e tij të katërt ndaj Ateltico Madrid, e treta që e pëson Jan Oblak, teksa “Colchoneros” janë viktima e dytë e preferuar pas Sevilla.

“Cristiano dhe Juventusi ishin të mrekullueshëm. U habita shumë sepse mendova se Atletico do të ishte më i fortë. Por, Juventusi i kaloi dhe Cristiano zhvilloi një natë magjike duke shënuar tri gola”, ka thënë Messi.

Argjentinasi zhvilloi një super ndeshje në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Lyonit. Kjo fitore bëri që Barcelona ta vazhdojë ecurinë prej 30 ndeshjeve e pamposhtur në “Camp Nou” në Champions League.

Barcelona do të marrë pjesë në shortin e çerekfinaleve, ku do të përballet me një nga 7 skuadrat mes Manchester United, Manchester City, Tottenhamin, Liverpool, Ajax, Juventus ose Porton.