Kryeministri Edi Rama kthehet nesër në takimet elektorale në rrethe, pikërisht në qarkun e Shkodrës ku pritet të prezantojë kandidatin pë kryetar bashkie në këtë qytet. Nga ana tjetër PD i ka bërë thirrje strukturave të saj të ngrihet në protestë për të penguar vizitën e kryeministrit në këtë qytet.

Kryeqendra e veriut ka qenë edhe qendër e përplasjeve mes dy kaheve politike përgjatë ditëve të fundit. Duke qenë në listën e bashkive të djathta, ajo është bërë pjesë e aksionit opozitar për të penguar instalimin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit me pretendimin se do vijojnë t’i binden dekretit të presidentit për anulimin e 30 qershorit.

Incidentet u përshkallëzuan ditën e djeshme, ku një shkollë ra pre e sulmeve duke u përfshirë nga flakët, si pasojë e të cilave u dogjën dy klasa të cilat do të shërbenin si magazina për materialet zgjedhore. Pas kësaj ngjarje policia arrestoi 5 persona.