Pas furtunës së shkarkimeve, dorëheqjeve dhe hetimeve që kanë nisur në institucionin e Kadastrës, Kontrolli i Lartë i Shtetit po kalon në sitë të gjithë dokumentet e nxjerra.

Punonjësit e KLSH-së po verifikojnë dosjet e katër viteve të fundit. Dje zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim janë vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri

Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar është dhe Alteo Nazeraj i emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë që në vendin e Ardian Mustës, zv/ drejtor është emëruar Elona Hodaj.