Gjyqtari Michael Fabbri do të suspendohet pas referimit skandaloz që e bëri në fitoren e Juventusit 2:1 kundër Milanit në derbin e Serie A të shtunën.Fabbri u kritikua ashpër sepse nuk i dha një penallti Milanit, derisa as ai e as VAR-i nuk ishin në gjendje ta vërenin momentin kur Mario Mandzukic e shkelmoi Alessio Romagnollin, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, La Repubblica shkruan se 35-vjeçari do të pezullohet me dy xhiro në Serie A dhe nuk do të caktohet për t’i referuar ndeshjet e Milanit këtë sezon. Lajmi vjen para një takimi mes trajnerëve, kapitenëve dhe gjyqtarëve në zyrat e Serie A të hënën.