Menjëherë pas mbylljes së protestës kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin e ish-deputetëve.

Mbledhja është parashikuar në orën 22:30, çka do të thotë se qëndrimi i protestuesve tek parlamenti nuk do të zgjasë shumë, duke parashikuar edhe fjalën e tij të fundit në selinë e PD, ashtu siç ka ndodhur në protestat e tjera.

Me sa duket mbledhja e grupit do të jetë për të përcaktuar hapin e radhës apo edhe protestën e radhës së opozitës.