Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka qenë kryefjalë e medias rozë, që pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj. Por, pas zërave që qarkullojnë në rrjete sociale për dhënien fund të marrëdhënies tre-vjeçare me Aleksin, Rudina i ka lënë të gjithë pa fjalë me foton e fundit.

Me një unazë në gishtin e martesës, Rudina Dembacaj ka ndarë një postim në rrjete sociale, ku tregon dorën, që nuk është ‘bosh’. A thua të jetë kjo një shenjë, që çifti i përfolur i kanë rregulluar marrëdhëniet bashkë, dhe kanë vendosur të rikthehen?!