Pas ndarjes, Loredana dhe Mozzik janë fokusuar te muzika dhe kanë premtuar projekte të reja, pavarësisht se anuluan koncertin e përbashkët që kishin planifikuar. Por pas dore nuk kanë lënë gjënë më të rëndësishme, vajzën e tyre të vogël, për të cilën do të kujdesen së bashku.

Madje ata kanë marrë një vendim për llogarinë e Hanës në Instagram në të cilën ka pasur disa ndryshime së fundi. Llogaria menaxhohej vetëm nga Loredana por tashmë, biografia e saj është përditësuar duke shtuar edhe babin Mozzik.Duket se ish-çifti do të vijojë secili me postimet e veta të  fotove dhe videove nga momentet që kalojnë me vajzën e tyre.