Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Selenicë ku një 24 vjeçari vrau me automatik 8 kushërinjtë e tij.

Në një shënim në facebook ligjvënësja e PS-së ka bërë disa propozime me masat që duhen marrë në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

“Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore”– shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

“Fushatë publike për mbledhjen e armëve.

Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje.

Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.

Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet.

Jemi pak për të duruar makabritete të tilla.

Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!”