Këngëtari i njohur Elton Deda, është një prej atyre që ka reaguar për marrëzinë e lajmit të shpërndarë në portalin Syri.net, i cili iu bënte thirrje njerëzve të dilnin nga shtëpitë, pasi do të binte një tërmet shkatërrues.

“Kjo tregon edhe njehere se ku eshte degjeneruar morali i shoqerise sone ne kete vend te harruar edhe nga Zoti.

Te perhapesh panik per pak “like” te disa portale qe ja punojne vellezerve te tyre.

Ne kemi kohe qe jemi shthurur moralisht e na ka vene poshte vesi dhe poshtersia, por o njerez cdo gje ka nje kufi.

Jeni te mjere e me vjen keq per ju.

Shqiperia do jetoje e do begatoje e s’ka termet qe ta vere poshte.

Uroj qe te jetoje pa ju qe panikosni njerezit e vuajtur e hallemedhenj”, shkruan ai.(TemA)