‘Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton’, paralajmëron Rudina Hajdari.

Pas ngjarjeve të fundit dhe ‘komplotit’ kundër saj, deputetja demokrate Rudina Hajdari ka zgjedhur një mesazh shumë domethënës si një përgjigje të prerë kundër demokratëve që ngulmojë në shkarkimin ne saj.

Tentativa për të shkarkuar Rudina Hajdarin nga detyra e kreut të grupit parlamentar demokrat po ekspozon një skenar të pastër politik për të përjashtuar Hajdarin nga politika.

Prej dy ditësh tashmë një luftë brenda opozitës dhe grupit demokrat ka lënë të kuptohet qartë se PD po bën cdo gjë të mundur për ti dhënë goditjen e rëndë.

Ata që e kërkojnë me ngulm shkarkimin janë drejtuesit e PD jashtë, pasi deputetja demokrate krijon shqetësim të vazhdueshëm ndaj tyre, me qëndrimet dhe akuzat që ka artikuluar gjithnjë ndaj politikës së vjetër në vend.

Në vijim të ‘komplotit’, PD futi në lojë jo rastësisht Korab Litën, i njohur si ish-varstësi i Xhel Mziut, i cili mashtroi duke thënë se opozita ka kërkuar shkarkimin e Hajdarit. Si provë bindëse ai publikoi firmat e anëtarëve të grupit parlamentar, të cilat u tërhoqën më vonë, duke treguar qartë një tension dhe presion brenda grupit.

Duke u bazuar në shprehjen e deputetes opozitare Rudina Hajdari, injorimi dhe përqeshja ishin fazat të cilat ajo i ka kaluar dhe tani është pikërisht në këtë fazë, të luftës, ku nënkuptohet se është një mesazh i qartë për PD.

‘Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton’, shkruan Hajdari krahas një foto në FB, duke paralajmëruar një fitore të afërt.