Ditë më parë, një ekip shkencëtarësh në Institutin e Kërkimeve, Shkencës dhe Teknologjisë Chengdu (CASC), Kinë, zhvilluan një hënë artificiale që së shpejti do të mund të zëvendësojë dritat e rrugëve në vend. Tani, hulumtuesit në institutet e Shkencave Fizike, me sa duket kanë zhvilluar një imitues të diellit të bazuar në Tokë, i aftë për të prodhuar një temperaturë prej 100 milionë gradë Celsius.

Ekspertët besojnë se dielli artificial i sapoformuar i Kinës së shpejti do të mund të jetë një burim i lirë dhe i pastër i energjisë.

Ndërkohë, Kina është duke planifikuar të lëshojë një hënë artificiale në qiell rreth vitit 2020. Chengdu, një qytet në provincën Sichuan në jugperëndim të vendit, aktualisht po punon për zhvillimin e “sateliteve të ndriçimit” artificiale, të cilat do të ngjiten atje dhe do të shkëlqejnë tetë herë më shumë se hëna. Hëna e parë artificiale është planifikuar të lëshohet nga Sichuan Xichang Satellite Launch Center dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, tre satelitë të tjerë të tillë do të prezantohen në vitin 2022, njoftoi shefi i Shoqërisë së Shkencave të Tian Fu New Wu Chunfeng.