Ish kryebashkiaku i PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj ka liruar sot zyrën paqësisht.

Në një prononcim për median, Kapllanaj në një reagim të ngjashëm me Fran Frrokajn e Lezhës, u shpreh se nuk do ta priste në zyrë pasardhësin e tij, por është i jashtëligjshëm pasi doli në votime e jo në zgjedhje, megjithëse jemi miq dhe kolegë.

Gjatë takimit të fundit me administratën, Kapllanaj u shpreh se ndihet krenar për to.

“Në ditën e fundit të madatit tim, mbaroj detyrën. Do e prisja pasardhësin tim nëse do ishte i tillë, por është i jashtëligjshëm pasi doli nga votime e jo zgjedhje.

Jemi miq e kolege, por ky është një emërim politik qe i ka ditët e shkurtra. Pas pak muajsh kemi zgjedhjet e reja dhe do të kemi zgjedhje të vërteta në vend.

Jam në politike dhe do të jem.”- është shprehur Kapllanaj.