Ditën e djeshme disa foto të dyshimta të Kylie Jenner dhe Travis Scott na bënë të mendojmë se festa e ditëlindjes së Kylie-t në Itali, do të kthehej në një festë dasme. Ylli i “Keeping up with the Kardashian” u fotografua duke hipur në një avion privat në Los Angeles bashkë me një fustan të bardhë, që ngjante si një fustan nusërie. Një ndihmës mbante në dorë një fustan të bardhë me pupla dhe një çantë tjetër të zezë që besohet të ishte kostumi i dhëndrit.

Por sipas një burimi për ET, Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë ndërmend t’i thonë “Po” njëri-tjetrit, të paktën jo këtë fundjavë! Burimi shton se nuk ka asnjë të vërtetë për thashethemet se mbretëresha e kozmetikës mund të martohet me të dashurin e saj reper këtë fundjavë, ndërsa është me pushime.

“Ajo është në Itali për të festuar ditëlindjen e saj dhe përfundimisht nuk do të martohet në këtë udhëtim”. Burimi gjithashtu tregon se çifti është i lumtur dhe shumë i dashuruar dhe se një dasmë një ditë është padyshim në planet e tij, por thjesht jo në këtë udhëtim. Kjo e shtunë shënon ditëlindjen e 22-të të Kylie Jenner. Përpara ditës së saj të veçantë, reperi e mbushi shtëpinë e tyre me mijëra trëndafila të kuq, së bashku me një shënim që lexonte, “Gëzuar Ditëlindjen !!!! Ne sapo kemi filluar. Të dua !!!”