Pas deklaratës së fortë të Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA  ku theksone se nëse në protestë do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë oragnizatorët, pra Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha dhe se kush tenton të cënojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA ka reaguar dhe Ministrja e Shtetit për Parlamentin dhe zëdhënsja e qeverisë Elisa Spiropali. Me anë të një postimi në Twitter, Spiropali ka theksuar se më qart se kaq SHBA nuk kishte se çfarë të thoshte.

Reagimi i plotë: Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!