Pak ditë më parë, më 21 shtator Afrona dhe këngëtari Blero celebruan dashurinë e tyre me martesë. Duhet të themi se ceremonia e martesës ishte e organizuar si në përralla, ku edhe vetëm çifti u shfaq shumë i dashuruar.

Në një intervistë për “Prive” ai ka treguar se Afrona teksa po hynte në altar me fustan të bardhë, u përlot. Ai tregoi më tej se Sinan Hoxha i ka hedhur në dasmë 1 mijë e ca euro, duke i kthyer kështu dhuratën që i bëri Blero disa vite më parë.

Në këtë ditë të veçantë për të Blero mori edhe një urim special nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta. Por ajo që na çudit më shumë është se ndonëse pas dasmës supozohet që ata të vendosnin të jetonin bashkë, Blero tregoi se për shkak të angazhimeve nuk kanë nisur ende bashkëjetesën me gruan e tij.