Blogerja e njohur Armina Mevlani është një prej personazheve më të përfolur të shoëbizzit. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku edhe ndiqet nga një numër i lartë ndjekësish.

Në pytjet e bëra rutinë në Instastory Armina dje zbuloi se vuante zakonihst nga ankthi, ndërsa ditën e sotme ka zbuluar një tjetër problem që e shqetëson.

Sipas saj mbrëmjen e djeshme ka përjetuar natën më të frikshme, duke qenë se ka kaluar në paralizë gjumi .

Postimi në Instastory i Arminës
“Dje kalova në paralizë gjumi. Ishte e tmerrshme. Isha zgjuar, por s`mund të flisja. A e ka kaluar dikush tjetër? Më shkruani në privat”, rrëfen Armina.

Armina madje edhe ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj që t’i sugjerojnë mënyra për të shpëtuar nga kjo lloj ndjesie.