Lajme të mëdha për Partizanin në arenën ndërkombëtare. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore nga sot është anëtare e ECA (Shoqata e Klubeve Europiane).

Konfirmimi i anëtarësimit ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, e cila zhvillohet në Gjenevë, Zvicër dhe ku bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilave gjigandët e Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus dhe shumë klube të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

Kampionët e Shqipërisë tashmë janë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, e cila përfaqëson drejtpërsëdrejti klubet e futbollit në nivelin Europian.