Nga Anri Bala/

Sapo shenjtori i Lalëzit, presidenti në shkarkim, filloi të gëzonte popullaritet në profesionin e tij të ri si orakull, e nisi të ngrej çadrën e fallxhorit në oborr të shtëpisë, ushtarologu i tij më i dashur ndër shokë, i’a ndërpreu ëndrrën në mes! I hoqi nga duart, profesionin e së ardhmes, që do t’i duhej shumë në ditët që do vijnë, atje ku duhet të shkoj… nëse do shkoi, në kulmin e karrierës si parashikues tërmetesh, katastrofash e fatkeqësish…

Mjaftoi një lajm portali, për t’ia hedhur gjithë mundin poshtë! Ndërsa ne, na lipsej një idiot, i cili me papërgjegjshmërinë e treguar para ligjit dhe Zotit, të vërtetonte më së miri, se tërmetet jo vetëm që nuk parashikohen, por se lëkundjet po bien e nuk po ndalen në lëmin e gazetarëve e mediave hyzmeqare, oborrtare të halleve të politikës së turpit.

Por, mos mendoni se kopeja e qenve që leh nga çdo studio e portal, që nxorri blof presidentin duke parashikuar tërmetin katastrofik me orar, e që terrorizoi disa qytete, janë të çmendur e as mos i paragjykoni si të tillë. Kjo kope, është e përbërë nga një tufë shejtan budallenjsh të poshtër, që kanë vetëm një qëllim… nuk e duan fallxhor presidentin, sepse asgjë s’mund të përfitojnë nga 500 lekshi i leximit të filxhanit të kafes, por e duan profet, dijetar, doktor(r) e shkencëtar, e pse jo, të “parë mbi të parë”.

E që të jesh i tillë, duhen prova, për fuqi hyjnore… si të Nënë Terezës, për tu shpallur shenjtor, madje më të forta, për idhtarët që hiqen si “apostuj”, që të ndjekin pas në male, kodra, fusha, brigje e që do dëshmojnë një ditë për bëmat tuaja me shkop dhe trastë, që herë shpëtoni një mace dhe herë një qen… por kurrë nuk shpëtuat veten tuaj…

Ti zoti President, nuk gabove si parashikues, por zgjodhe “apostuj” të gabuar që të hodhën poshtë parashikimin, duke bërë tellallin e dijeve të një presidenti, që nuk di asgjë, por vetëm për t’i shërbyer langarëve dhe kopesë së zagarëve. Pa e menduar se kishe gabuar, duke nxituar e përshpëritur lutjen: “Zot, në mos qoftë e vërtetë u sajoftë…”, sikur ndodhi, ti e ngatërrove fillin edhe më keq, duke dhënë mësime për urtësi dhe kujdes, e duke na përqeshur si frikacakë e të paditur, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë.

U solle sikur të mos kishte ndodhuar asgjë, nga ai panik dhe ajo tallje e bërë nga “apostujt” e aftësive të tua profetike. U talle përsëri, duke u bërë sfidë të tallurve me një foto, si mbrojtësi i qenve dhe piranja e njerëzve, që na uron qetësi në familjet tona… që për pak i gremise me poshtërsinë perverse, që vetëm mendja juaj e sëmurë e imagjinon.

Kjo më krijoi edhe njëherë bindjen, se ajo profeci e jotja prej një qelbësi të ndyrë, të lumturoi për herë të fundit, duke i dhënë vetes atributet e pushtetit tek qytetarët, të cilat i ke humbur me kohë. Ndërsa, lajmëtarët e tu, vrapuan ta shpërndanin sihariqin, sepse duke ndenjur pranë qenefeve, u pëlqen era e tyre, e nisën të bënin idiotin e të papërgjegjshmin, a thua se nuk e dinin, se do të qelbnin dynjanë.

Me këta “apostuj”, do shkosh zi e më zi, deri në pikën, kur nuk do të arrish dot të parashikosh as fatin tënd… të zi, të bardhë, fitimtar apo zagarë, pas hekurave. Nëse të ka ngelur ndopak aftësi parashikuese si Baba Vanga, do të kërkoj një nder: Të lutem na thuaj, do shkarkohesh në Nëntor apo do rimartohesh, apo do “pallohesh” me ditë “regjimqelie”, që të bien rehat gjithë ato komisione, që nga Venecia e deri tek…?!

Për “apostujt” e tu, nuk dua parshikim, se i ka marrë në “dorëzim” gjyqi qytetarë, por edhe nëse si ka marrë akoma, do i marrë, kur Zoti, që ish gruaja e juaj e përmend dhe e falenderon për bujarin e tij ndaj hajdutërisë suaj, të tregohet i mëshirshëm me shqiptarët, duke i’u dhënë ju, hakun që i’u takon dhe pas jush, gjithë poliqenve që vrapojnë turravrap deri në thyqafje, për një kockë të pamerituar! /Ekskluzive.al