I gjithë vendi është përfshirë nga mot tipik i stinës së vjeshtës, me temperatura të ulëta dhe reshje shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkenave, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit të martën dhe të mërkurën. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet: Berat, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet rrezik “I ULËT’’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Perëndim), Kukës (Lindje) dhe Fier (Perёndim).

PARASHIKIMI METEO

 

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet: Berat, Durrës, Elbasan dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 16 / 25 °C.

ERA
Sot pasdite (e martë, dt.03) dhe nesër (e mërkurë, dt.04) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.