Ditën e sotme, moti pritet të ketë një ndryshim të ndjeshëm duke sjellë edhe ulje të temperaturave. Deri në mesditë parashikohet që moti të jetë i kthjellët, ndërsa më pas do të ketë reshje të dendura shiu dhe parashikohen gjithashtu edhe stuhi.

Kjo do të vazhdojë deri në orët e para të së shtunës, ndërsa më pas temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë. Bëni mirë të shijoni edhe ditët e fundit të verës, pasi java e parë e shtatorit është e gjitha me shi.