Nën shiun e “Signal Iduna Park” në Dortmund miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës mbyllet në barazim 2-2. Një sfidë kjo që ka bërë historinë e Kupave të Botës ku e fundit ishte finalja e vitit 2014-të.

Gjermania me talentet e reja dominoi në pjesën e parë dhe morri një avantazh të dyfishtë me golat e Serge Gnabry dhe Havertz.

Në fraksionin e dytë në fushë për Argjentinën futet Alario dhe ndryshon ndeshjen. Sulmuesi i Bayer Leverkusen shënon vetë golin e parë ndërsa ai që barazon shifrat 5 minuta nga fundi ishte Ocampos falë edhe një devijimi të Emre Can.

Ndërkaq sonte luhen edhe ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të Euro 2020 ku spikat dueli mes Holandës dhe Irlandës së Veriut. Tulipanët po kalojnë një moment të mirë por britanikët kanë tre pikë më shumë në klasifikim.

Trajneri Ronald Koeman është krenar që kapiten i ekipit të tij është një lojtari si Van Dijk ndërsa në fushë do zbresë me formacionin më të mirë pasi ajo që vlen është vetëm fitorja. Përveç Holandës në fushë zbresin edhe Kroacia, Polonia dhe Belgjika.