Lajme aspak të mira për përfaqësuesen e Zvicrës. Në prag të sfidës miqësore me Spanjën, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të majtë.

Sipas “Blick” mesfushori i Arsenalit është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt në Lugano, duke vendosur në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Në “Rusi 2018” Zvicra është pjesë e grupit E së bashku me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë. /e.e