Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bararck Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, po planifikojnë të blejnë një pronë shumë të madhe.

Sipas mediave vendase, kjo pronë është shumë e kushtueshme, rreth 15 milionë dollarë, pasi është një ndërtim kryevepër, e cila i përket shefit të Boston Celtic, Wys Grousbeck.

Mediat vendase shtojnë se prona ka një shtëpi shumë të madhe me 7 dhoma gjumi, 9 tualete, 1 guxhinë, pishinë e dhoma të tjera. Po ashtu ajo ka një pamje fantastike pasi rrethohet nga një pyll gjigand.

Ndërkohë që pranë kësaj vile magjike ndodhet dhe një plazh fantastik, por nuk mungon as gjelbërimi, pasi ka një oborr shumë të madh.