Ish-kryeministri Sali Berisha postoi ditën e sotme një video ku pretendonte se dukej një avion që transportonte drogë në qiellin mbi Shqipërinë. “Narkoflota Durres – Bari fluturon 2 here ne dite! Eksporti i prodhimit te bollshem te ketij viti eshte perparesi e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ndrikull Xhaçkes!

Shikoni videon e qytetarit dixhital.”- shkruante Berisha teksa poston video. Por këto pamje që ka postuar Berisha janë nga stërvitja e avionëve grekë që bëjnë “Air Policing”. Për më tepër shikoni videot, atë të postuar nga Berisha dhe tjera nga stërvitja e forcave greke.. (TemA)