Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale. Postimet e bërë nga ajo, shumë herë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave pasi Bebe po që di të tërheqë vëmendje dhe tashmë të gjithë e dimë tipin e saj prej ‘unë nuk dua t’ia di se ç’mendojnë njerëzit’.

Bebe është shumë e lidhur me familjen e saj, sidomos me të atin, për të cilin ishte në gjendje të hiqte dorë dhe nga rrjetet sociale. Ajo ndihet shumë e mbrojtur dhe e përkëdhelur pranë të atit, prania e tij e mbush me energji dhe pozitivitet.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë një video shumë të ëmbël me të. Videoja është realizuar pak para se Bebe të niste një prej koncerteve të saj dhe i ati për t’i thënë ‘Jam këtu për ty’, e përqafon të bijën shumë fort në vend të fjalëve. ‘Babai im ka përqafimet më shëruese’, ka shkruar ajo krahas videos, e cila ka marrë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh.