Skënderbeu i ri tashmë ka nisur punën në fushë për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri, ku pretendimet nuk ndryshojnë, por do të jetë shumë më e vështirë se vitet e fundit. Klubi korçar pret një përgjigje përfundimtare nga lojtarë si Osmani, Muzkaa dhe Mici.

I pari u duk se konfirmoi qëndrimin me statusin që kishte bërë për trajnerin e ri Shehi, por ai duket se ka qenë vetëm urimi i Osmanit për durrsakun. Edhe për Muzakën është thënë se ka vendosur të qëndrojë, por ende nuk ka një konfirmim nga klubi jugor. Pritet përgjigja përfundimtare edhe nga Mici, që nuk ka më kontratë dhe duket i joshur nga Flamurtari në këtë moment.

Drejtuesit e Skënderbeut do të presin edhe pak për këta tre lojtarë, ndërkohë që brenda pak ditësh, deri të martën, pritet që të bashkohen me ekipin 5 lojtarë të rinj. Me shumë mundësi, ata do të vijnë nga jashtë dhe do të jenë të rinj në moshë, sepse qëllimi është që pasi të evidentohen në kampionatin shqiptar, të shiten jashtë. Për momentin, nuk ka detaje të tjera për këta lojtarë.