Sipas njoftimit më të fundit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ditën e nesërme disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Energjia elektrike do të mungojë për 6 orë dhe bëni mirë të merrni masat.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 18 Tetor

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave dhe konkretisht, nesër (e premte) 18 tetor do të kryhen këto stakime të energjisë në oraret dhe zonat si më poshtë

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Albanopoli”, “Arben Broci”, “Hysen Xhura”,
“Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”, “Haki Shehu”, “Kolë Kamsi” “Rruga e Xibrakëve”.